16 Qershor, 2023 - 5:31 pm
Poezi nga Dan M. Tuzi
Pse je idhnue ti me mue, e s’ta kam thanë nji fjalë,
Ka kohë që s’m’i ke pa sytë, dihatjen s’ma ke ndi,
Tkurrjen teme e marrjen frymë me kaq ngadalë,
Si me erën ndjenjën tande, ne shpirt jam tuj përbi?
Pse je idhnue ti me mue, e shenjë s’të vjen prej meje,
Unë kam ikë, si mos me kenë, përnjiherë, jam fshi.
veç shikimet kur përthehen n’mue, si drita në heje,
mëdyshen a gjallon kund ndoj shpirt në këtë njeri.
Pse je idhnue ti me mue, jam i shuem, e kaq i urtë,
Kam ikë prej teje e prej jeteës teme krejt kam ikë.
çdo gja që më ban me kujtue e kthej në të ngurtë,
dhe e hedhi n’atë harrimin e gjanave që kam frikë
Pse je idhnue ti me mue, pse duhet m’e ditë unë?
Pse duhet tanë këto gurë në shpirt me m’i ngjallë?
Pse duhet nji gjysëm fjale që ke thanë gabim dikund,
Me ju dhanë jetë gurëve, me më hangër të gjallë? / KultPlus.com