pyetje e lagur

9 Shkurt, 2018 - 4:07 pm

Shkumbin Haxha

Kur toka qulloset nga lotët e qiellit
Çuditem dhe filloj në vete të qeshë
Po pse s’qanë toka që bart njerëzit
Lotët e saj pse s’i ngrehë drejt reshë

Harron njeriu që më shumë ka të vdekur se të gjallë
Dhe qielli me të vdekur është ngopur
Ndoshta në qiell jetojnë shumë të marrë
Gjepura
S’ka njeri që është i keq e të njejtën kohë i vdekur.

(Poezia është në mesin e dhjetë poezive më të mira të edicionit të dytë të konkursit letrar ‘KultStrofa’ organizuar nga KultPlus)

Të ngjajshme