9 Dhjetor, 2022 - 12:39 pm
Agim Vinca
Së pari kafshojnë,
pastaj lehin.
Qentë e Sodomës,
racë e çuditshme!
Dhe ec e dije
kur luajnë bishtin në shenjë miqësie;
kur skërmitin dhëmbët
në shenjë kërcënimi.
Së pari kafshojnë, pastaj lehin
(Kafshojnë natën, lehin ditën) –
Shprehi e lashtë e pedigresë së tyre.
Njësoj i trajtojnë
të gjallët dhe të vdekurit:
gërmojnë eshtrat,
gërryejnë zorrët.
Gjithmonë kështu.
Gjithmonë kështu.
Qentë e Sodomës,
racë fisnike!
1985.
Ilustrimi nga piktori Anastas Kostandini-Taso (Pogradec, 2016) / KultPlus.com