6 Gusht, 2019 - 5:37 pm
Shpresa Vinca Tuda
Shihni këtë qytet,
Që është këtu pranë
Vetë e ndërtova –
Besa-besë, pa babanë,
Vetë – inxhinier
Vetë – arkitekt,
Vetë – murator,
Vetë – punëtor,
Vetë e kam lyer,
Vetë e kam pastruar –
Me këto dy duar!
Në qytetin tim
Mund të jetoj:
Kush nuk ka strehim,
Kush nga fryn era
Nuk e kthen gungën
Kur s`është nëna në shtëpi, Rilindja, Prishtinë 1985