‘Qytetit që si besova’

27 Maj, 2021 - 3:00 pm

Poezi nga Fatlum Sadiku

Nuk i besoj këtij qyteti

Kjo mbase flet më së miri pse s’jetoj në të

paçka gjithçka më shtyn të ndodhem në të

do të thotë e jetoj në formën time

Qyteti im është hakmarrja e sprasme e babës

aty ku hasmi na luftoi tek pa përparimin tonë edhe ashtu rrencak

e babai im, ia ktheu luftën anipse s’pa qytetin

kam mbledhur në vete gjithë padrejtësitë e indiferencat

nuk kam spjegim pse për të parat reagoj kur nuk më ndodhin mua

mbase pse për indiferencën ska ilaq

të është mpiksur, është identiteti yt

I heshtur ngjaj në të braktisurin a spiunin shtetëror

fjalë të dala nga kapërcyelli i luftës së ftohtë e të nxehtë

i thatë sa pyka, e i shtyrë si pyka

bëj se s’njoh, e di gjithçka

Shtirrja urbane na mësoi të mos përmendim emra

jo si arrati prej feudalësh

por për lavdin e të kulturarit

stitsje

I afrohem drejt e në gji pabesisë së këtij qyteti

Me ironinë helm te të pastrehit

me pikëpyetjen e madhe të Celanit

mbi vete pjerrinën e qenies. / KultPlus.com

Të ngjajshme