21 Nëntor, 2024 - 10:31 am
Poezi nga Xhabir Tabaku
Bie borë
ra bora e ré, e s’je pá
qielli nuk qesh, á vrâ
kambânat heshtën si nji natë mâ par’
hije déket ka rá
qè bukur kur borat talleshin me ne
në rininë e pár’
qytetit, kangë i thurshim atbot’
bri lumit, në záll
tash lumejt me ujna jan’ mbárs
shtrati a rrënu’ e s’i mbán
ra bora e par’ ketë vit
e bashk’ nuk u pám !
Nga vëllimi “bir’ i fllanzës” / KultPlus.com