16 Qershor, 2022 - 8:02 pm
Poezi nga Ismail Kadare
Vështroi princesha krenare,
Në ç’do kullë e ç’do kamare,
Si të fundit roje ranë,
Ç’do pëllëmbe me gjak e lanë.
Dhe e vetme ajo mbeti,
Përmbi kullë porsi deti,
Që i hedh dallgët në rërë,
Turqit u versulën të tërë,
Që ta zenë yllin të gjallë,
Po a zihet ylli vallë?
Ja Argjiroja e shpejtë,
Tok me foshnjezën e vet,
U vërtit si zog në erë,
Nga kalaja në humnerë.
Shkëmb më shkëmb seç u copëtua,
Ra si ylli po su shua,
Dhe kujtoi ky shkëmb i bardhë,
Se fëmija saj mbet gjallë,
Dhe që foshnjen ta mekojë,
Qumësht zuri të pikojë. /KultPlus.com