Roje gërmadhash

22 Prill, 2018 - 8:00 pm

Poezi nga Mevi Rafuna.

Zhurmat u shuan
në mjegullën që mbështolli këtë tokë të harruar,
ku çdo pikë gjaku
në trëndafil të bardhë mbiu.
Mizoria këtu ishte zot
ndër shekuj,
u harruan të gjithë etërit
dhe të njomët vogëlush.
Në trupat e tyre
ushqeheshin krimbat
për të marrë mbretërinë
e këtij dheu të lashtë.
Kanë mbetur vetëm gërmadhat
heshturazi rrëfejnë
vuajtjet që bota i fshehu.
Dhe ca zogj
që bëjnë roje
e vajin lëshojnë
përmes cicërimash.
“Toplicës”

Të ngjajshme