20 Dhjetor, 2018 - 2:00 pm
Sebastiano Grasso. Sjellë në shqip nga Visar Zhiti.
Humb figura jote ku rruga bën bërryl.
Papritur e panjohura:çfarë do të ndodhë?
Nuk mundem të të nxjerr nga kujtimet, s’ja dal dot.
Duku për kënaqësi, zhduku, riduku si një vetëtitje, spikat
pastaj hepohu dhe të ngatërroj me gjethnajën e një gajushe
që del jashtë nga muri në kthesë,
boshatisesh nga lulkuqet ngjyrë gjaku.
Tani heshtja pothuaj e djeg dritën dhe e bën të errët
si në një gjerdan me brumbull o në një humbje.
Montale ka takuar të keqen e jetës,
unë kotësinë e saj të bukur./KultPlus.com