10 Mars, 2021 - 4:27 pm
Poezia:“Ne güzel şey hatırlamak seni”
Nga Nazim Hikmet
Përktheu nga turqishtja: Leonora Hajra
Sa gjâ e bukur âsht me t’kujtu ty:
Mes lajmesh jetë-vdekje që prujnë letrat
N’burg
Edhe kur i kam shkel të dyzetat…
Sa gjâ e bukur âsht me t’kujtu ty:
Dora jote krejt harru mbi nji pëlhurë blu,
Dhe ah floktë e tu
Veshun solemnisht n’mëndafsh të tokës stambolle…
Gjëllon si shpirt i dytë në mu
Lumnia se të du…
Mes gishtave mbet erë e gjethes t’verdhume,
Nji rehati me t’diellit dritë
Dhe mishi që fton:
Shënum me nje vijë t’kuqe
Nji terrim i nxehtë, i nximë.
Sa gjâ e bukur âsht me t’kujtu ty ,
Me shkru për ty,
Shtritë n’burg me pru n’mendje:
Cka the në nji takim tonin dikur,
Se bota âsht jo e sotmja
Po ajo cka âsht bâ zhur…
Sa gjâ e bukur âsht me t’kujtu ty .
Duhna me t’gdhend prapë diçka prej druni:
Nji sëndukë
Nji unazë,
Dhe t’end tri metra mëndafsh.
Dhe mejherë
Prej vendit tu livrit
Dritaren e hekurtë tu ngjit
N’qiellin qelibar t’lirisë
Krejt çka kam shkru me t’i lexu tu kumbu…
Sa gjâ e bukur âsht me t’kujtu ty:
Mes lajmesh jetë-vdekje që prujnë letrat
N’burg
Edhe kur i kam shkel të dyzetat… / KultPlus.com