Sa herë që shtëpisë sënde kaloj, e vogëlo

7 Gusht, 2022 - 2:15 pm

Poezi nga Heinrich Heine

Sa herë që shtëpisë sënde
Kaloj, e vogëlo,
Gëzimi është prej zemre
Dritares kur të shoh.

Ti syçkat si ulli
Mbi mua i pushon:
– I huaj, kush je ti,
Që dhimbjes i ngjason?”

– Unë jam poet gjerman,
I njohur n’atë vend;
Askush mua s’më ndan
Më t’mirët kur përmend.

Çka mua më mundon,
Mundon dhe shumë atje;
Në vuajtjen, që s’mbaron
Çdokush dhe timen njeh.”/ KultPlus.com

Të ngjajshme