29 Qershor, 2019 - 2:00 pm
Poezi nga Zef Zorba
Sa mirë, atëherë, o mite, kur isha fëmi;
i lodhur prej lodrimesh gjithë ditën,
nën hije të një shelgu bija këputur gjumi:
ëndrra
gjithfarë, plot ndriçime. I pezmatuar
tash vetëm ndrydhi, e nata, e ditës lubi,
shpirtin ndër helme përkundë,
e arsyeja brehet
panda, e brenë.
E në agim shiroku,
një mbas një, sy lotues ngulitë mbi xhame;
bie ora pesë: unë kryqin marr në krah
e më pak frymë fillohen për Kalvar.
Eci. Dhe me ngadalë e lehtë një këngë sajohet
ndër dej: “ad adiuvandum me festina”.
E këmba përmbi baltë len gjurmë të thella. /KultPlus