18 Mars, 2022 - 9:00 pm
Poezi nga Din Mehmeti
Kënga
Sa plaga ime e fshehur
i thellë je o det
Unë jam një mijë herë nisje
nga gjaku im i ndjekur
nepër botë
e prapë i mbetur pas kodrës
e pas jetës për atë këngë
e prap e pamundura
në mendime si ditën
e djegur për ate fjalë
o det, o det!
varkat ikën
peshqit ikën
e shkëmbi me plis të bardhë
numëron tufantet
e prap e bukura plagë … / KultPlus.com