Sa të dua o Shqipëri!

1 Shkurt, 2025 - 8:58 am

Poezi nga Asdreni

Sa të dua, o Shqipëri,
sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!
Se për mua, o Atdhè,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhè
shpirtin tim për të ushqyer!/ KultPlus.com

Të ngjajshme