8 Janar, 2022 - 6:25 pm
ANTON PASHKU
Kur rri në heshtje e vetmi:
Shpalon kujtimet e drurit
Njeh ngjyrën e gjakut në gur
E librin e rrënjëve thur.
Kur gjuha s’është krejt çka kemi;
Provon gjuhën e Nënës, Babës, Dheut
Se gjuha e huaj i mashtron kuptimet
Që vyshken nëpër dy cenzura.
Kur lëviz ngadalë, sigurt:
Gjoksin e hapur, duart paluar
Hapi bie rëndë, sikur të mbijë
Në kokë plisi i bardhë i moshës.
Kujdes për shëndetin e rrënjës:
Të jetë sa më thellë në Tokë
Se degët habiten, përndahen
E fryti pikë në dhé të huaj.
A mbin fara në dhé të huaj?
(Sabri Hamiti, “Trungu ilir”, 1979)
Në redaksinë e botimeve të Rilindjes. Photo credit ©Enver Bylykbashi). /KultPlus.com