Sakurai Baishitsu: Shtrati

15 Qershor, 2024 - 11:34 am

Sakurai Baishitsu (1769 – 1852), njëri nga mjeshtrit e haikut të periudhës Tenpo (1830 – 44) të cilin Masaoka Shiki (1867 – 1902) – poeti i fundit i Katër Mjeshtërve të Mëdhenj të haikut – e kishte tallur si poet kalimtar ‘që e takojmë çdo muaj’

Nga Sakurai Baishitsu

kaya tsureba / ka mo omoshiroshi / tsuki ni tobu

shtratrrjeta e ndrequr,

edhe mushkonjat janë në qejf,

duke fluturuar në dritën e hënës

***

Koment nga Adam L. Kern

Një koment përtallës i butë i virtytit të të qenit në rrjetën e një mushkonje. Po ashtu këto vargje po ashtu burleskojnë fuqishëm një episod të njohur të periudhës Kojiki (….), që ka të bëjë me perëndeshën e diellit, Amaterasun, stërgjyshin e supozuar të linjës perandorake të Japonisë. Perëndesha e diellit, buzëvarur, është futur në një shpellë, duke e zhytur botën në errësirë. Në një marifet për ta nxjerrë jashtë, perëndesha Uzume performon një striptiz, duke i treguar sheshit gjinjtë dhe vulvën, për kënaqësinë e perëndive të tjera. Kureshtare për gjithë atë katrahurë, perëndesha e diellit del nga shpella, rrezet e dritës së saj bien mbi Uzumin dhe e bënë të ‘zbehet’ (omoshiroshi), një term që ka mbijetuar deri në ditët e sotme (si omoshiroi) për të denotuar atë që është e këndshme. Për t’u siguruar se Amaterasuja s’do të tërhiqet më kurrë në shpellë, një tërkuzë prej kashte ceremoniale ishte endur rreth hyrjes së saj – jo ndryshe nga ajo si janë të mbuluar shtretërit me rrjetë për të mbajtur mushkonjat larg.

Duke e pasur parasysh natyrën erotike të këtij episodi si dhe të ambientit të vargjeve, një lexim altrernativ seksual i mundshëm i largët do të vinte në pah jo vetëm natyrën fallike të mushkonjave, por edhe kuptimin e dyfishtë si të tsuki ni tobu (‘fluturim nën dritën e hënës’ dhe ‘ngritje në gatishmëri për të penetruar’) ashtu edhe të kaya tsureba (‘kur shtratrrjeta është i mbuluar’ dhe ‘kur shtratrrjeta josh’) për të prodhuar diçka si: ‘kur shtratrrjeta josh, / madje edhe shpuesit e vegjël janë në qejf, / të ngrehur të penetrojnë!’.

/Marrë nga, The Penguin Book of Haiku, Penguin, 2018/Përkthimi Gazeta Express/ KultPlus.com

Të ngjajshme