15 Gusht, 2019 - 4:20 pm
Poezi nga Linditë Ramushi DUSHKU
Veç dashta me i than botës
se,
dashta me u pa n’pasqyrë e krejt andrrat me m’u vizatu n’dritë
me pa a jam vetja
që flas
shoh
e due!
Ani çka,
ty te dué
nuk t’kallxoj çdo dité
prralla t’motit të ardhshëm
si kam me i pre floktë
a për fustanin e zanës
që kur e vesh
m’ban me fluturue
e du me t’mar krahësh uné ty
jo ti mue
edhe pse ti ma lehtë m’qon nalt…
S’due me të tregu për andrrat
që ia kallxoj vetit e pasqyrës
ajo i vizaton me ngjyra
si piktura fëmijësh
t’lshueme vijash,
balona qiellit.
Veç due me t’dasht
ashtu si ti mue!