20 Nëntor, 2019 - 6:18 pm
Poezi nga Veronikë Buçinca. Poezia është në mesin e 20 poezive më të mira të konkursit ‘Poezi për Paqe’ organizuar nga KultPlus dhe UNWomen.
Shtrit përtoke kur t’shkelun ishin
E gjallë shpirtin nuk e ndijshin
Me za t’çjerr bëzanin me dit
Ditën e paqes a kam me prit?
Se paqja n’dritë ka me na qit.
N’shkret e mot, diell si sot,
Po zhytun e vujtun, ftyrë n’lot,
Këtë trup që dorën dot se ngret,
As gojë s’hap, as za s ‘qet,
Menimin sun ja ndrron,
Veq paqja n’dritë mun e qon.
Trup as mendje dot s’e kfjell,
“Boma zot n’tokë qetë si n qiell”
Se njeriut t’shkretë veq lutja me ju pranu
Po dej n’qiell ska qysh me shku,
Se atje veq paqja mun me çu.
Tu u shkel, me dur perpjetë,
Paqen për vete n qiell e ka gjet,
Sheh prej lart e me dorë bon ,
T’fala tokës me lot i çon,
E ndjen e sheh paqen qe zotrohet
Njeri që për to jepet e dorzohet,
Po prej qdo funi e reja fillon, se paqja tash, paqja zotnon.