Seks, ngushëllim i mjerimit

30 Maj, 2022 - 11:59 pm

Pier Paolo Pasolini

Tek mbeturinat e botës lind një botë e re

lindin ligje të reja ,aty ku nuk ka më ligj

lind një nder i ri, ku nder është çnderimi…

Lindin fuqi e fisnikëri të egra, në grumbujt e barrakave

në vendet e shkufizuara ku beson se përfundon qyteti,

po ku në fakt fillon, armik, fillon

një mijë herë, me ura me labirinte, kantiere e gropa

pas stuhive të qiellgërvishtësve

që errësojnë horizonte të tëra.

Në lehtësinë e dashurisë

mjerani ndihet njeri:

themelon besimin tek jeta,

gjer kur ia nis të përçmojë atë që ka një jetë tjetër.

Bijtë hidhen në aventurë

të sigurtë për faktin se janë në një botë

që prej tyre, prej seksit të tyre, ka frikë.

Mëshira e tyre qëndron tek të qenit të pamëshirshëm,

forca e tyre tek lehtësia

shpresa e tyre tek të mos pasurit shpresë. / KultPlus.com

Të ngjajshme