30 Maj, 2022 - 11:59 pm
Pier Paolo Pasolini
Tek mbeturinat e botës lind një botë e re
lindin ligje të reja ,aty ku nuk ka më ligj
lind një nder i ri, ku nder është çnderimi…
Lindin fuqi e fisnikëri të egra, në grumbujt e barrakave
në vendet e shkufizuara ku beson se përfundon qyteti,
po ku në fakt fillon, armik, fillon
një mijë herë, me ura me labirinte, kantiere e gropa
pas stuhive të qiellgërvishtësve
që errësojnë horizonte të tëra.
Në lehtësinë e dashurisë
mjerani ndihet njeri:
themelon besimin tek jeta,
gjer kur ia nis të përçmojë atë që ka një jetë tjetër.
Bijtë hidhen në aventurë
të sigurtë për faktin se janë në një botë
që prej tyre, prej seksit të tyre, ka frikë.
Mëshira e tyre qëndron tek të qenit të pamëshirshëm,
forca e tyre tek lehtësia
shpresa e tyre tek të mos pasurit shpresë. / KultPlus.com