Sharrëxhiu

1 Qershor, 2019 - 12:59 pm

Poezi e Esat Mekulit

“Xhepat e sharrëxhiut janë shumë të ngushta për duart e ënjtura të tij”.
Ai kur e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shok, e bishti i saj ka dalë prapa, dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta?
:“O vëlla me sharrë në krah”
Do të shoh prapë me duar të mërdhime nën sjetull
Me sharrën e stërlashtë mbi krah dhe sopatën e mprehtë të rasun në shok 
Në fytyrën tande lexoj: Kam fjetur në podrumin e lagshtë, unë i trembëdhjeti
Dhe kam hangër në kusinë e bakrit, të sjellun prej vendlindjes 
Prej vendlindjes, fasulen e hollë të vendlindjes unë i trembëdhjeti.
-Pse unë kënaqem me pak prej këtyre duarve të mërdhime, Atje mbas 77 bjeshkëve, 7 gojë presin…

Prishtinë 1930./KultPlus.com

Të ngjajshme