7 Nëntor, 2020 - 2:29 pm
Poezi nga Nerimane Kamberi
Fëmija më pyet
A do te vije baba dimri sivjet?
I përgjigjem “Jo, nuk do të vjen”.
Dhe mendoj “as verë s’do të pijmë në shesh”
Kohë e çoroditur!
Tepër herët e marrim vesh
se nuk ekziston baba dimiri
e tepër vonë
se na duan e se na kanë dashur
Dhezi një cigare pas dashurisë
dhe dal në dritare.
Paskan ikur lypsat e vegjël
Kanë flejt
E mu nuk më merr gjumi
Fqiu i bie trumpetës në ballkon
Si ulurinë e ujkut më duket
Ndoshta është himni i hënës së kaltër?
Diku ndëgjohet një telefon
paska ende telefona të filmave bardh e zi?
Kafja jonë ka fikur dritat.
Përreth asgjë.
Kthehem ndër jorgan
“Flej, edhe kjo do të kalojë “
më murmurit në vesh. / KultPlus.com