9 Nëntor, 2022 - 11:00 pm
Poezi nga Xhabir Tabaku
nuk e dua madhështinë fare
s’i pëlqej patriarkët e letrave
dhe atë zyrtarin e shtetit s’e honeps dot
asnjerí mbi krye
më tërheq malit një shkurre sheg’ e egër;
një grua me të bardha n’fund t’kopshtit
lulet e nanës në ballkon
pak vetmi e një ditë me rê
shi dua të bjerë…
tan’ ditën, tan’ ditën! / KultPlus.com