8 Qershor, 2019 - 12:00 pm
Shkruar nga David Coverdale (Whitesnake)
Përkthyer nga Bujar Meholli
Kohët e fundit kam menduar
edhe pse jam milje larg nga ti,
për dashurinë tënde
që vjen rrotull meje.
mund ta ndjej atë.
Ti je me mua çdo ditë.
Të gjitha rrugët në të cilat kam udhëtuar,
e gjithçka çfarë kam kaluar pa marrë parasysh
unë kurrë nuk jam larguar nga ti,
që më ngroh porsi rreze
e diellit mëngjesor.
Me ty, jeta ime sapo ka filluar…
Dashuria jote bie mbi mua
porsi shiu veror.
Dashurinë tënde për mua
e ndjej si këtë shi…
Udhëtoj nëpër çdo autostradë
në zemër të kam gjithherë;
gjithë pasuritë e dynjasë
nuk mund të na mbajnë larg njëri-tjetrit.
Ti je si rreze e diellit mëngjesor,
që më ngroh.
Vogëlushe, ti më je e vetmja.
Dashuria jote bie mbi mua
Porsi shiu veror.
Dashurinë tënde për mua
E ndjej si këtë shi…