Shkâmb du m’u bâ

1 Dhjetor, 2024 - 10:30 pm

Poezi nga Luljeta Aliu

Shkâmb du m’u bâ. E kam vendosë. Shkâmbi qëndron vetë, nuk i duhet kërkush. As zemër nuk ka.

U pata bo gur. Por me qenë gru, gur nuk mjafton të jesh. Shkâmb du m’u bâ. 

Edhe shkâmbin e shkelin, e dëmtojnë. E çajnë në pjesë kur kanë nevojë. Veçse ai nuk dridhet. Shkâmb du m’u bâ. 

Shkâmb të jesh! Zemër e dhimbje të mos ndjesh! Shkâmb, shkâmb, shkâmb… shkâmb du m’u bâ./ KultPlus.com

Të ngjajshme