10 Gusht, 2024 - 11:48 pm
Nga Raymond Carver
Përktheu Edon Qesari
Sot në mëngjes u zgjova me shi
mbi qelq. Dhe kuptova
se prej kohësh tashmë
kam zgjedhur të kalburën kur
mund të bëja tjetërsoj. A përndryshe,
thjesht më të lehtën e mundshme.
Përballë të virtytshmes. Apo të zorshmes.
Mendime të këtilla më vijnë
kur kaloj ditë me radhë në vetmi.
Si tani. Orë që shpenzoj
në shoqëri të vetes gojëkyçur.
Orë e orë të tëra
njësoj si një dhomë e vogël.
Me veç një rrip tapeti ku mund të ecësh./ KultPlus.com