21 Maj, 2022 - 10:00 pm
Poezi nga Dritëro Agolli
Është natë dhe dhoma u fundos në errësirë,
E vetmja dritëz u venit dhe u shua;
Tani per asgje s’kam deshire,
U drodh çka ishte e shenjtë për mua.
Veçse ka mbetur si mall e kujtim i hershëm
Dhimbja për hirin e të dashurve në varret,
Ndaj ne germadhat e shpirtit tim të djeshëm
Ende digjen e tymojnë zjarret… /KultPlus.com