1 Dhjetor, 2024 - 9:00 pm
Poezi nga Charles Bukowski
Në vitet e mia të njëzeta,
sado që pija tepër dhe nuk haja,
ende isha i fortë.
Dua të them,
fizikisht.
Dhe ky është njëfarë fati për njeriun,
kur shumëçka s’i shkon mbarë.
Shpirti im qe rebeluar
kundër fatit dhe jetës.
E vetmja mënyrë që mund ta qetësoja ishte të pija,
të pija dhe të pija.
Ngandonjëherë njerëzit e vegjël
kur qëndrojnë një kohë të gjatë
në vend të njëjtë
arrijnë njëfarë prestigji dhe fuqie të vogël.
Përktheu: Shkëndije Berisha / KultPlus.com