3 Shtator, 2019 - 6:31 pm
ANNA ANDREEVNA ACHMATOVA
Përktheu: Faslli Haliti
1.
Drita inkandeshente mbyste,
dhe shikimet e saja dukeshin rreze.
Pata vetëm një gulçim:
ky njeri mund të më zbutë.
U përkul … do të thotë diçka …
Gjaku iu zhduk nga fytyra.
Si një gur varri,
dashuria u vendos në jetën time.
2.
Nuk do, nuk do të shikosh?
Ah, sa e bukur je, moj e mallkuar!
Që në fëmijëri kam pasur flatra,
por tani s’mundem të ngrihem fluturim.
Një mjegull ma vesh shikimin,
ngatërrohen aty gjërat dhe fytyrat,
dhe është aty vetëm një tulipan i kuq,
tulipani që mban në vrimën e filikut.
3.
Siç e do mirësjellja e thjeshtë,
u afrua pranë meje, buzëqeshi,
midis përkëdheljes dhe e mefshët,
më fshiku dorën me një puthje,
dhe shikuan pupilat e mia
shembëlltira të mistershme, të lashta …
Dhjetë vjet pulsime dhe thirrje,
të gjitha netët e mia pa gjumë
pjesa tjetër një fjalë e qetë,
e shqiptuar kot.
Ti ike, po shpirti përsëri
është i zbrazët dhe i qartë.