Shqiponja

27 Nëntor, 2021 - 3:45 pm


Poezi nga Xhevahir Spahiu

Hape krahët fluturove,
thellë nëpër kaltërsi.

Udhëtove, udhëtove,
çerdhen ku do ta bësh ti?

Ty asgjë s’ta mbushka syrin?
As kjo pemë? As ky gur?

Më në fund moj trimëreshë,
bëre çerdhe në flamur. / KultPlus.com

Të ngjajshme