Shtëpi e kukllës

1 Dhjetor, 2022 - 4:45 pm

Poezi nga Herman Çuka

shtëpi’ e kukllës*
(nga cikli i kukllave)

të gjithë kemi nga një
kukull brënda vetes,
trupi, herë shtëpia
e kaltër,
e herë burgu

e imja
herë chimera*
kur një Cerbero* ruan portën
e kërleshur për lirinë që i duhet fituar

e përsëri hyn në përmasat
e kukllës
në një botë abstrakte,
i lëpin vetë plagët
e i qep grisjet
me fijet e shpirtit
e vendos butësisht
në një skaj të globit,
herë tërë inat
e shtyp mbi frikën,
me gishtin
rrëfyes
bërë gjatësi e perimetrit

të gjithë e kemi brënda vetes
nga një kukull;
në kutinë e fëmijës / KultPlus.com

Të ngjajshme