15 Korrik, 2023 - 11:55 pm
Poezi nga Goethe
Si, erdhe ti?! Plot mall sytë s’i ngrita
Dhe s’të dallova, kur u ktheve, jo!
O çast i lumtur e që s’kthehesh! Ç’prita?
Mos jam i verbër? Si më ndodhi kjo?
Ti mua do më japësh pak të drejtë
Në do mundohem të të ngushëlloj
Kur afër je nga sytë më shket lehtë
Kur ndodhesh larg më shfaqesh para, moj!/KultPlus.com