13 Shkurt, 2021 - 11:00 pm
Poezi nga Arbër Jashari
Sikur zemra ime te ishte gjallë
Do të dridhej si thupra në uji
Sa herë që të më dilje përballë
Copa copë-copë do të thyhej
Nga fjalët tua, mjaltë.
Krijesë e rrallë.
Sikur zemra ime të ishte gjallë
Do të shtangej në vend
Sapo ta dëgjonte emrin tënd
E nga shikimi yt
do të shpërthente flakë,
si baroti në zjarr
Sikur zëra ime te ishe gjallë
Pa dyshim ajo do të donte vetëm ty
Po ç’ ti bësh që zemra ime ka mbetur
Vetëm një copë mish i zi
Një copë mish i egër. / KultPlus.com