‘S’kam ç’tregoj, veçse Andrallë’

5 Gusht, 2022 - 9:30 pm

Poezi nga Emily Dickinson

549

Që gjithnjë kam dashuruar
T’ta dëshmoj jam e aftë
Që gjer’ sa dashurova
Nuk jetova kurrë – Mjaft –

Që gjithnjë do dashuroj –
E ta dish ti
Që dashuria është jetë –
Dhe jeta ka pavdekësi –

Kët’ – mos dyshon gjë – Ëmbëlsi –
Ç’tjetër vallë?
S’kam ç’tregoj
Veçse Andrallë –

Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com

Të ngjajshme