24 Korrik, 2024 - 8:31 pm
Poezi nga Dritëro Agolli
Kam dashur çdo grua pa masë,
Në rrugë, në dhomë e kuzhinë,
Madje dhe lart në tarracë,
Ku ndejnë rroba e fshijnë.
Në zënka s’kam sharë asnjë grua,
S’kam shkruar keq në asnjë fletë.
Do vdes.
Do flasin gratë për mua:
“Ky ishte poet i vërtetë”./ KultPlus.com