10 Shtator, 2018 - 9:27 am
Poezi e shkruar nga Azem Shkreli.
Sonte ne të dy
jemi dy sy të kësaj sogje
Orët zgjuar
Do të rrinë, këmbanat zgjuar
Sonte unë e ti
jemi ai zgjim i zekthët
Ujqit në këmbë
Do të jenë, Kosova në këmbë
Natë që s’more
Pushkë, as të mori pushka.