24 Prill, 2022 - 10:00 am
Poezi nga Nazim Hikmet
E diela
Sot është e diel
Sot për herë të parë më nxorën në diell,
Dhe për herë të parë në jetën time
U çudita se kaq larg prej meje qenkësh ky qiell.
Kaq i gjerë
Kaq i blujtë
Qëndrova pa lëvizur
Pastaj me respekt u ula në tokë,
Dhe mbështeta shpinën në mur.
Tani s’mendoj më as ahengjet
Tani as lirinë, as gruan time të bukur,
Toka, unë dhe dielli,
jam i lumtur./ KultPlus.com