Stacion i trenit

24 Dhjetor, 2020 - 2:33 pm

Poezi nga Nerimane Kamberi

Më në fund
Sot doli dielli
Shtyju, shqyu mjegullën
E rëndë
Të këtyre ditë dimri.
Dimër ky? I çuditshëm.
Mbrëmë në shëtitjet e mia të vetmuar
Më doli stacioni i trenit
Ashtu siç doli dielli
Befasishëm
Në mes të ndërtesave të larta.
Stacioni i lamtumirëve, i pritjeve,
I lotëve të fshira me një shami ku ke qendisur inicialet e tua,
I puthjeve të fshira me të njejtën shami
Stacioni i vogël I historive të mëdha
Histori të njerëzve si ti e si unë.
Stacioni i trenave për Bllacë.
Moj çikë, kthjellu!
Është kohë festash!
Mendoje Orient-Expressin
Dhe thesaret e njëmijë e një netëve të Stambollit
Mendoje Transiberiani
Me peizazhet të akulltë e madhështorë
E poezinë e Renë Char.
Struku në batanijen e kuqe aty te zjarri.
Treni kaloi. / KultPlus.com


Të ngjajshme