20 Shtator, 2021 - 5:00 pm
Poezia “Ish shtator” nga Cemal Süreya
Ish shtator.
Prej gjetheve t’rame nga degët
N’ato t’verdhtat ta shkruva emnin
Se ti ke veç nji buzëqeshje e shtirun
Që kurrë s’ndjeu n’dur t’ftoft temin.
Ish shtator.
Rrnum në nji kohë kur e folmja ish e kalume
E edhe hapat vijshin tu zvogëlue
E sytë menushëm tu u dalldue.
Mashtrushëm sa fjalët e tua vesh n’mjalt’,
Sa durt e tua shkret mbet,
Un’ dembelav’ n’pushime si ti
E mërzia jonë fminushëm tret.
Ish shtator.
Kur u panë gjurmët e largimit tan’ t’paprit,
Tash nuk kish kuptim as qet’sia.
Mbeta lakuriq midis heshtjes tane
Mandej eca midis greminave që s’ma kthenin zanin
E ku ma shumë e lypa at za tanin.
Syt’ janë ende aty ku i ke lan’.
Syt’ e tu m’kanë lan’…
Ish shtator. Thashë…
Dridhjet e vetmisë vinin prej ksaj.
Përktheu: Leonora Hajra / KultPlus.com