23 Mars, 2025 - 12:50 pm
Poezi nga Sabile Keçmezi-Basha
(Babait time, Shaqir Keçmezit)
Sot,
Baba
U takuam përsëri
Sabile Keçmezi-Basha
Në Tivar
Në veshë më ushtin malet
Nga rafalët
Ku je baba
Vetë më the
Se linde nga katrahura
Nga këto brigje Cullak nga blerimi.
Më the
Se me sytë e tu i pe kafka si bartte gjymtyrët
Nga trupat e shkërmoqur
Më the
Se vdekja të luante lojën
Të qëndronte karshi
Duke të qitur gjuhën
Lavire…
kishin jehuar malet
Tradhtia përbindësh ishte
Në përtej kohë.
Sot, homazh bëra në Monopollin e duhanit
Për të gjithë ata
Që Ti kurrë nuk i takove
Në vaporin për Triesten e premtuar.
Unë ende po të pres
Këtu…
Në takimin e premtuar
Baba, takohemi sot
Në këtë fushë të kuqe
Më the
Se më pritje mua
Në rrasë të gurit
Unë erdha…
Të flasë me ty…
Ku je…
Ku je…
Babaaaaaa
Gjithandej
U trazua deti/ KultPlus.com