“Të dua kaq shumë; sepse ti je shpirt i lakuriqtë me mua”

3 Janar, 2022 - 10:01 pm

Poezi nga Herman Çuka

je kaq

ti je kaq e ajërt,
mbyll grushtat
më mbeten
vetëm lëngëzuar

ti je kaq e zjarrtë
shpirti më ngrohet,
gishtat më digjen

kaq e ftohtë,
gishtat më
atrofizohen,
kam të dridhura

ti je kaq kaotike,
afër teje më
pështjellohen
mendimet

je kaq e rregullt,
mi ve në rresht
si ushtarë të hekurt,
rrebelimet e mia

ti je kaq e egër,
më shqyen
kafshuar shpirtin,
netëanktheve të tua

ti je kaq e brishtë,
ndihem e privilegjuar
me butësinë e lules

një e tërë,
ti je anomalia
e jetës sime …

por, përsëri unë
të dua kaq shumë;
sepse ti je
shpirt i lakuriqtë
me mua

Ti je vetja ime. / KultPlus.com

Të ngjajshme