29 Gusht, 2017 - 1:59 pm
Poezi e shkruar nga Edi Shukriu.
Të dashuroja
Si
Zogjtë që duhen
Mbi të vetmen degë
Të lindjes.
Të dashuroja
Si
Deti që puth shkëmbinjtë
Në perëndim.
Të dashuroj
Si e tërë bota
Dhe pak më shumë.
Të dua,
Si
Të dashuroja
Dje.