13 Dhjetor, 2021 - 5:00 pm
Poezi nga Heinrich Heine
Të dy duheshin, por asnjëri
s’donte tjetrit t’ia rrefejë vërtet;
Ata kaq armiqësisht këqyreshin
Dhe nga dashuria sa s’vdisnin krejt.
Në fund u ndanë dhe njeri-tjetrin
Vec në ëndrra herë pas here shihnin;
Ata qëmoti kishin vdekur
Dhe zor të ngjajë që këtë e dinin.
Shqipëroi: Synim Selimi/ KultPlus.com