‘Të fshehtën ruaje vetë, në do të jesh i lumtur, i qetë’

5 Qershor, 2022 - 3:56 pm

Poezi nga Artan Mullaj

…buzëqeshjen mos e kurse,
dhuroja gjithkujt, cdo herë;

Përqafimin vetëm disave për be,
Dhuroji dimër dhe verë;

Puthjen dhuroja njeriut që do,
të vetmit përherë,
njeriut që në zemër e ke,
pa pyetur fis edhe fe;

Por të fshehtën ruaje vetë,
Në do të jesh i lumtur, i qetë…. / KultPlus.com

Të ngjajshme