29 Tetor, 2019 - 2:30 pm
Poezi nga Allen Ginsberg
Përktheu: Fadil Bajraj
Të lutem imzot a mund të ta prek faqen
të lutem imzot a mund të bie në gjunjë para këmbëve tua
të lutem imzot a mund t’i shpërthekoj pantallonat tu të kaltër
të lutem imzot a mund t’i ngul sytë në barkun tënd leshartë
të lutem imzot a mund të t’i heq butësisht brekët
të lutem imzot a mund t’i afroj kofshët tua cullake te sytë e mi
të lutem imzot a mund t’i lë teshat e mia përfundi karriges tënde
të lutem imzot a mund të t’i puth noçkat dhe shpirtin
të lutem imzot a mund t’i shtyp buzët e mia në kofshën tënde
muskulore të fortë pa qime
të lutem imzot a mund ta mbështes veshin tim në barkun tënd të lutem imzot a mund t’i mbështjell duart e mia rreth bythës sate të bardhë
të lutem imzot a mund ta lëpij baqthin tënd të kërleshur me bashkë leshi të butë të verdhë
të lutem imzot a mund ta shtyp gjuhën time në birën e bythës tënde të trëndafiltë
të lutem imzot a mund t’i prek me fytyrë koqet tua, të lutem imzot, të lutem më shiko në sy,
të lutem imzot më ftillo në dysheme, të lutem imzot më thuaj të ta lëpij stupcin tënde të trashë të lutem imzot vëri duart tuaja të vrazhda në kafkën time tullace kaleshe përanash
të lutem imzot shtypma gojën deri në rrënjë të karit tënd
të lutem imzot shtypma fytyrën në barkun tënd, tërhiqmë ngadalë dhe
ngulmë fuqishëm
derisa fortësia jote memece të ma mbushë fytin deri në fund derisa të gëlltis dhe shijoj karin tënd të tultë të valë të laracuar me damar, të lutem,
Imzot mbështetmu në shpatulla dhe shikomë në sy, dhe qimë në tavolinë
të lutem imzot mbërthemi kofshët dhe çoma bythën deri te beli yt të lutem imzot ma përkëdhel qafen me dorën tënde të vrazhdë ndërsa me pëllëmbë
ledhatomë teposhtë shpinës
të lutem imzot çomë përpjetë, ashtu që shputat t’i kem në karrige, derisa bira ime ta ndien
duhmën e pështymës sate dhe lëvizjen e vrullshme të gishtit të madh të lutem imzot më bëj të të them të Lutem Imzot Qimë tash të Lutem Imzot lyeji koqet e mia dhe qimet e bythës sime me vazelinë të rrëshqitshme
të lutem imzot fshikulloje stupcin tënd të mbushur me kremra të bardha
të lutem imzot fërkoje guxhën e karit tënd për bythën time të rrudhur të lutem imzot futma butësisht, përthekoma gjoksin me bërrylat tu duart tua të rrëshqasin teposhtë barkut tim, ma prek penisin me gishtat tu
të lutem imzot rrasma pak nga pak, pak nga pak, pak nga pak, të lutem imzot depërto me topuzin tënd në prapanicën time dhe të lutem imzot më bëj të dridh vithet që ta ha deri në fund karstupcin tënd
derisa me vithe t’i ledhatoj kofshët tua, e shpina të më kërruset,
sado që vetë s’po ejakuloj, palla jote po më shpon
të lutem imzot nxirre dhe ngadalë nisu drejt fundit
të lutem imzot futma prapë, dhe nxirre deri në guxhë
të lutem të lutem imzot më qi prapë me gjithë takatin tënd, të lutem
më qi, të lutem
Imzot rrasma deri në fund derisa të më dhembë butësia e tij Butësi të lutem imzot ço dashuri me bythën time, vendose trupin në qendër, dhe më qi mirë sikur do ta qije ndonjë vashë, shtrëngomë butësisht të lutem imzot tërhiqmë, dhe futu deri në rrënjë bash me të njëjtin topuz të këndshëm e të valë të cilin e prekje në vetmi në Denver ose në Bruklin ose me të cilin i karfosje vashat në Paris
të lutem imzot futma aletin tënd, atë trup të pikave të dashurisë, qirje djerësitëse
trup ëmbëlsie, jepma qirjen tënde qençe më shpejt
të lutem imzot më bëj të rënkoj në tavolinë
Të rënkoj o të lutem imzot më qi bash njashtu
në ritmin tënd dridhshëm rrasma dhe
të lutem imzot dhe duke e sjellë nxirre dhe prapë fute
derisa të më shlirohet bira e bythës një qen në tavolinë kuis me
kënaqësi të tmerrshme për të qenë i dashur
Të lutem imzot më quaj qen, bythë bishe, birëbythe e qullur,
dhe qimë më tërbueshëm, sytë e mi të mbuluar me pëllëmbët tua rreth
kafkës sime
dhe rrasma poshtë me lëvizje të turrshme të fuqishme shtazarake dhe përshpejtoje që pas pesë sekondash të shpërthejë fiskaja e spermës sate të ngrohtë
prapë e prapë, duke ejakuluar derisa thërras emrin tënd të dua të lutem Imzot.