3 Tetor, 2021 - 6:30 pm
Poezi nga Evgenij Evtushenko
Të moskuptohemi është e tmerrshme,
të moskuptohemi e të mos përqafohemi.
Por megjithëse e habitshme
është po aq e tmerrshme,
po aq sa të kuptohemi për gjithҫka.
Plagosemi megjithatë.
Dhe, i fiksuar nga një njohje fillestare,
shpirtin tënd të butë
s’do ta ofendoj me keqkuptim
dhe as do të vras me kuptim./KultPlus.com