14 Prill, 2020 - 1:30 pm
Poezi nga Krystyna Lenkowska
Të jetosh këtu ku ndjen aromën e të njohurit
dhe ku gazeta e lënë mënjanë
në anën e parë të botës
dhe përveç këpucëve thuajse asgjë nuk ndryshohet
dhe atje ku gjithçka
ndoshta befas mund të hedhësh të harrosh
me përjashtim të natës dhe hijes
Vdekja është gjë e natyrshme
K.I. Gałczywski
Vdekja është e natyrshme si djepi
të dyja janë mrekullira të mëdha të vogla
në kohën e tanishme të bëra
në mënyrë të përkryer
ka nuk ka
nuk ka ka
ka provë fizike
nuk ka asnjë dyshim