2 Dhjetor, 2021 - 8:15 pm
“Te varri mos m’rri e mos m’vajto” nga Mary Elizabeth Frye
Te varri mos m’rri e mos m’vajto
Aty nuk jam, t’fjetun mos m’kujto.
Ne mijëra puhi jam që fryjnë me lehtësi,
Jam copëza diamantesh në t’borës bardhësi,
Jam pikë e shiut që andshëm lag tokën,
Jam dritë dielli në t’grunit kokërr.
Kur ti zgjohesh në mëngjesin plot qetësi
Jam uragani i shpejtë plot furi
I zogjve t’heshtur që fluturimin nisin.
Jam në yjet e brishta që natën e ndrisin.
Te varri mos m’rri e mos m’loto,
Aty nuk jam; T’vdekun mos m’kujto.
Përktheu: Rrezartë Morina / KultPlus.com