8 Mars, 2020 - 12:43 pm
Poezi nga Dritëro Agolli
Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte, por besoj se rrallë.
Erdhi kur e shpuri në varreza
Sypërlotur, veshur me të zeza.
Ah, tek nëna s’vinte sa ish gjallë,
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.
Një mëkat, që ndofta s’lahet kurrë,
Shkon e lan, ku nëna fle nën gurë… / KultPlus.com