24 Prill, 2021 - 11:24 pm
Poezi e shkruar nga Dritëro Agolli
Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte , por besoj se rrallë.
Erdhi kur e shpuri në varreza
Sypërlotur , veshur me të zeza .
Ah , tek nëna s’vinte sa ish gjallë,
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.
Një mëkat , që ndofta s’lahet kurrë,
Shkon e lan , ku nëna fle nën gurë…/ KultPlus.com